Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë

0%

Shpërndaje në: Temperaturat në Evropë po rriten nga viti në vit, megjithatë përdorimi i kondicionerëve vazhdon të jetë shumë më i ulët krahasuar me vende si Shtetet e Bashkuara, Australia apo Japonia. Sipas “Deutsche Welle”, rreth 90 për qind e amerikanëve kanë kondicioner në shtëpitë e tyre, ndërsa në Evropë kjo përqindje është rreth 20 për qind.

Në Gjermani, vetëm rreth 6 për qind e banesave janë të pajisura me sisteme ftohjeje. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se vendet evropiane, veçanërisht ato në veri të kontinentit, historikisht kanë pasur klima më të freskëta. Për këtë arsye, ndërtesat janë projektuar për të ruajtur ngrohtësinë gjatë dimrit dhe jo për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Megjithatë, ndryshimet klimatike po e ndryshojnë këtë realitet. Valët ekstreme të të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa temperaturat në Evropë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar. Analizat tregojnë se temperaturat gjatë qershorit 2026 ishin 2 deri në 4 gradë Celsius më të larta krahasuar me periudha të ngjashme në fund të shekullit të kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë, kërkesa për sisteme ftohjeje është në rritje. Në Gjermani, shitjet e kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera për ftohje u rritën me 75 për qind ndërmjet viteve 2019 dhe 2024. Megjithatë, instalimi i tyre mbetet sfidues.

Shumë ndërtesa të vjetra dhe qendrat historike nuk janë të përshtatshme për vendosjen e kondicionerëve, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve jetojnë me qira dhe nuk janë të gatshëm të investojnë në prona që nuk i zotërojnë. Pengesë mbetet edhe kostoja.

Sipas të dhënave, 38 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian deklarojnë se nuk mund ta përballojnë financiarisht mbajtjen e një temperature të rehatshme në shtëpi gjatë verës. Ekspertët paralajmërojnë se ftohja nuk është më luks, por çështje e shëndetit publik.

Çdo vit, dhjetëra mijëra njerëz në Evropë humbin jetën si pasojë e temperaturave ekstreme, ndërsa më të rrezikuarit janë të moshuarit, fëmijët dhe familjet me të ardhura më të ulëta.

Për këtë arsye, krahas përdorimit të kondicionerëve, ekspertët rekomandojnë edhe masa të tjera, si izolim më të mirë të ndërtesave, vendosjen e roletave të jashtme, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e pemëve, si mënyra më të qëndrueshme për përballimin e vapës.

Burimi: Koha