Ferizaj ka synim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Ferizajasit kanë filluar me përforcime që të janë sa më të fortë në secilin repart. “FC Ferizaj njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Ardi Shala, i cili nga sot do të mbrojë ngjyrat bardhekaltër. Shala vjen nga KF Vëllaznimi, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer.
Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e KF Vushtrrisë, KF Llapit dhe KF Ramiz Sadikut. Me përvojën dhe cilësinë e tij, Ardi do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri”, njofton FC Ferizaj.
