Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë

0%

Shpërndaje në: Policia belge duke mos specifikuar numrin ka njoftuar se një numër njerëzish kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një bllok apartamentesh 10-katëshe në Antwerp. Tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen Linkeroever, pasi zjarri shpërtheu pak para orës të mërkurën.

Një video dramatike tregoi një burrë që ngjitej nga ballkoni i tij përmes dritares së një fqinji për t’i shpëtuar tymit të zi, shkruan Reuters. Policia tha se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok. Banori Geert Dewulf i tha televizionit publik belg se si tymi i dendur e kishte penguar të dilte nga apartamenti i tij. “Ne u bllokuam në apartamentin tonë dhe pritëm në ballkon.

Brigada e zjarrfikësve erdhi të na shpëtonte nga ballkoni rreth 10 minuta më vonë me shkallët e tyre.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha