Nëse mes punës, angazhimeve dhe rutinës së përditshme mezi gjeni kohë për njëri-tjetrin, ndoshta zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni: stërvituni bashkë. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një seancë në palestër, një vrap në park apo thjesht një shëtitje të gjatë.
Përveç përfitimeve për trupin dhe shëndetin, aktiviteti fizik i përbashkët mund të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhënien tuaj. LanguageResources Ja pse: Mbështesni njëri-tjetrin Të kesh partnerin pranë gjatë stërvitjes është një motivim shtesë. Është më e lehtë t’i qëndrosh besnik një rutine kur dikush të pret për të ushtruar bashkë.
Në të njëjtën kohë, nuk po ndërtoni vetëm zakone të shëndetshme, por edhe qëllime të përbashkëta. Studimet tregojnë se çiftet që punojnë së bashku për të arritur objektiva të përbashkët ndihen më të kënaqur në marrëdhënien e tyre. Forconi lidhjen mes jush Ekspertët e marrëdhënieve theksojnë se aktivitetet që krijojnë afërsi ndihmojnë në rritjen e intimitetit dhe kënaqësisë në çift.
Qoftë një ndeshje volejbolli, një klasë pilates apo një aktivitet i ri që nuk e keni provuar më parë, përvojat e reja krijojnë emocione pozitive dhe i japin energji marrëdhënies, sidomos nëse jeni bashkë prej vitesh. LanguageResources Kaloni kohë cilësore Ndonjëherë nuk keni nevojë për një darkë romantike apo një fundjavë larg.
Edhe një shëtitje 30-minutëshe mund të jetë momenti i vetëm gjatë ditës kur flisni pa shpërqendrime. Kur aktiviteti fizik bëhet pjesë e rutinës suaj, edhe koha që kaloni bashkë bëhet më e qëndrueshme. Rritet intimiteti Ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht te vetëbesimi, energjia dhe mënyra si ndihemi me trupin tonë.
Kur ndiheni më mirë me veten, kjo reflektohet edhe në marrëdhënie dhe në jetën intime. Nuk është e nevojshme të stërviteni për një maratonë. Mjafton të lëvizni më shumë dhe ta shijoni procesin së bashku. Përmirësohet shëndeti mendor Aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të ulur stresin, ankthin dhe për të përmirësuar humorin.
Personat që ushtrohen rregullisht kanë më pak gjasa të përjetojnë probleme të shëndetit mendor dhe raportojnë mirëqenie më të lartë. Kur kujdeseni për shëndetin tuaj fizik dhe emocional, bëheni edhe partnerë më të mirë. Në fund të fundit, një marrëdhënie e fortë ndërtohet nga dy njerëz që kujdesen fillimisht për veten dhe më pas për njëri-tjetrin.
