Gjendet pa shenja jete i riu që u raportua se kishte hyrë në Liqenin

0%

I riu 25 vjeçar që ishte raportuar i zhdukur pasi kishte hyrë në Liqenin e Batllavës të martën është gjetur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vëllazërim Qerimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është lokalizuar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

Rifillon kërkimi për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës “E kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Tani janë duke u marrë me procedurat e tjera”, ka deklaruar Qerimi. Pas gjetjes së trupit, në vendin e ngjarjes po zhvillohen procedurat e parapara nga autoritetet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas hetimeve.

Operacioni i kërkimit ishte zhvilluar nga ekipet e FSK-së dhe Policia e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi