Pas radhëve të gjata dhe pritjeve mbi 3-orëshe të qytetarëve në pikën kufitare të Kapshticës, Ambasada Shqiptare në Athinë ka sqaruar shkakun e bllokimit të sistemit në palën greke të Krystallopigit.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada bëri të ditur se pas komunikimit me Drejtorinë e Policisë së Florinës, problematika erdhi si pasojë e një shkëputjeje të përgjithshme të rrjetit të internetit dhe telefonisë lëvizëse.
Reagim i Ambasadës Shqiptare në Athinë: Nga komunikimi me autoritetet policore greke të Drejtorisë së Policisë së Follorinës lidhur me radhët e krijuara gjatë ditës së sotme në PKK Kapshticë, jemi informuar se ka pasur një shkëputje të sistemit të policisë greke si pasojë e rrjetit që furnizon me sinjal interneti.
Sistemi ka pasur shkëputje të herëpashershme për shkak të internetit, gjë që nuk varet nga policia greke. Sinjali është rikthyer rreth orës sot, ndërsa problemi ka qenë i përgjithshëm si në sinjalin e internetit, ashtu edhe në sinjalin e telefonisë lëvizëse. Aktualisht po punohet normalisht.
