“Po vjedh taksat e evropianëve”- Blushi denoncon kryeministrin në

0%

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëkohësisht deputeti Tedi Blushi, akuzoi nga Parlamenti Evropian kryeministrin Edi Rama, se ka vjedhur fondet e evropianëve, përveç taksave të shqiptarëve. Në fjalën e tij, ai vuri në dukje se në vend që këto fonde të jepeshin për fermerët dhe ndihmuar bujqësinë, u devijuan për inceneratorë dhe elementët kriminalë.

Blushi denoncoi mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD, duke deklaruar se “hajdutëria e Edi Ramës nuk shtrihet vetëm te taksat e shqiptarëve, por se ai po vjedh edhe taksat e qytetarëve europianë”. “Prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane, pasi fondet IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe grupet kriminale.

Kërkesa e Partisë së Lirisë për llogaridhënie nga Ministri i Bujqësisë u refuzua. Qeveria nuk ka zhvilluar asnjë hetim administrativ, pasi zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD të çon te Edi Rama”, tha ai mes të tjerash. Sipas Blushit, bujqësia shqiptare jo vetëm që është e nënfinancuar, por tani po i mohohet edhe ndihma e Bashkimit Europian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kërkoi shtimin e trysnisë europiane për të zbardhur se ku i çoi Edi Rama fondet IPARD. Blushi deklaroi gjithashtu se edhe një vrasës serial, i shpallur në kërkim prej vitesh, rezulton të ketë përfituar fonde për bujqësinë. Sipas tij, fondet IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën.

“Prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane për shkak se fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe grupet kriminale. Në Kuvend kërkesa e PL për llogaridhënie nga Ministri i Bujqësisë u refuzua. Bujqësia shqiptare jo vetëm e nënfinancuar, por tani po i mohohet ndihma e BE. Të shtohet trysina europiane ku i çoi Rama fondet IPARD.

Edhe një vrasës serial në kërkim prej vitesh rezulton se ka përfituar fonde për bujqësinë”, theksoi ai. Deputeti i PL e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar se këto fonde kanë përfunduar tek njerëzit e lidhur me kryeministrin: “Fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën”.

Burimi: Bota Sot