Me moshë mijëra vjeçare Nëpër shekuj qëndresa shqiptare Qëndresa zhvillohet nëpër sheshe Në sheshe nuk ka më buzëqeshje. Në Shqipëri komandojnë bandat Dikur fitoren e vendosnin shpatat Paqësore protestat e Qershorit Sot Tirana i ngjanë Trojvogjlit. Nga dhuna arratisen kujtimet Dhuna i arratisi gëzimet Dhuna mbolli hidhërimet Dhuna solli arrestimet…
Sot u arrestua shqiptaria Mbi rininë u sul barbaria Barbaria i tërhoqi zvarrë U gjakosën sheshe e trotuarë. U trazuan kujtimet e mia Kujtimet që shkroi historia Njëzet e nëntë Qershori dikur Shënoi fitoren e madhe për flamurë. Trojvogjli te Kuke Kastrioti Aty lindi Gjergj Kryezoti Lavdinë e tij e rriti moti… Në sytë e mi nuk u tha Loti!
Shtohet loti në sheshin e Tiranës Për të dhunuarit qanë zemra e nënës U dhunuan djemtë e shqiptarisë Pse demaskojnë vjedhjet e Lubisë… Pse kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit I cili mburret se është vllau i Vuçiqit I cili arreston heronjtë e Luftës Ata që Lirinë e sollën me grykën e pushkës.
Dritan Goxhaj, hero i gjallë Po tregon trimëri të rrallë Ai luftoi për vëllzerit kosovrarë Pse do Çamërinë e heqin zvarrë!!! Kur lexoj Heroi pesë pika Hajdutëria u drithërua nga frika… Me hajdutërinë nuk ka negociata Hajdutëria më e zezë se nata! Qëndresa shqiptare nuk njeh parti Ka vetëm një zemër plot shqiptari. Me babë e nënë, me burrë e grua Rreth një flamuri janë bashkuar.
Tek rinia sot është shpresa Në zemrat rinore mal është qëndsresa Që do të shemb malin e hajdutërisë Shqiptaria të shpëtojë prej skllavërisë. Hajdutërisë i janë errur sytë Në të katër anët i ngrihen stuhitë Stuhia do i gropos në të madhen vorbull Stuhia po i fshin rreth e rrotull. Qëndresë bëmë pesëqind vjet Edhe pse kalatë u shkërmoqën krejt…
Edhe pse na i rrafshuan kullat Edhe pse ballit iu shtuan rrudhat. I bëmë ballë dhunës së Anadollit U premë kokat përbindëshave të Stambollit Me teh të shpatës pritëm krajlat e Serbisë Kurrë nuk u thye qëndresa e shqiptarisë. Pesëdhjetë vjet përballuam luftën e klasës Kur në pranga dëgjonim rënkimin e babës Kur si ujëvarë rridhnin lotët e nënës Kur dëshmitar kishim dritën e hënës.
Sot na tërhoqi zvarrë hordhia e krimit Që janë beniamimët e teorisë së Stalinit Që përdorin patronazhistët si leva të spiunimit Patronazhistët zëvëndësojnë punonjësit e sigurimit. Teoria e Stalinit e do popullin e të varfër Të mos ngopet kurrë kur ulet në sofër Popullin shtype si kalin e punës Se kështu i nënshtrohet më kollaj dhunës. Mafja punon pa shkresa, pa vula…
Ta lë kotecin të thatë pa pula! Nuk të lë të vjelësh pjergullën e rrushit, Mishin e do të pjekur në zgarë të prushit. E pi shishen e verës tridhjetë mijë euro Po nuk pinë drogë, bëhen me nerva! Shkatërrojnë çdo gjë që iu del përpara… Bujkut në arë nuk i mbinë më fara.
Minatorit në galerë i fiket kandili Kruspulloset pensionisti si kërmilli Në spital i sëmuri sheh vdekjen me sy Vuajtjen ia vari në qafë popullit si stoli. Në kurriz të popullit majmen oligarkët Se në Kuvend i kanë ortakët E shfrytëzojnë popullin me forma të reja Nga Zoti në kokë u rëntë rrufeja!… Me vjedhjet jeni bërë të pështirë. Populli tash po u njeh mirë.
Sdao të mbuloni njëri-tjetrin Hajduti i ri ngjanë me të vjetrin. Pa kur diskutoni në sinkron Secili Kryeministrin më shumë lavdëron Secili të lëpijë pret një kockë Se pa kocka nuk jetoni dot… Sot provokuat qytetarinë Qytetaria tregoi pjekurinë Përballë qeverisë paçavure Qëndron qytetaria plot me nure. Qytetarisë mos ia qani hallin. Në Europë rriti vajzën e djalin.
I shkolloi deri në Amerikë Fatet e Kombit i mbrojnë pa frikë. Tash që u mbuloi turpi Thoni:-Punë të mirë bën hajduti… Tash që faqja u është nxirë E quani hajdutin shqiptar i mirë! Kush do t’ua gdhend kokën?!!! Me hajni çuditët botën… Po u dalin shumë të pa lara Nuk po gjeni kush është e para…
Hajni e krime keni aq shumë Nuk ua lanë dot asnjë lumë Do t’u pastroj sot qëndrestari Që ka gen të pastër shqiptari. Malet shqiptare plot me shqiponja Për Atdhe zgjuar rri vetë Dodona Zgjuar rri dhe Gjergj Kastrioti E duam Atdheun siç na e fali Zoti!
