Dyshohet se ofroi motelin për prostitucion dhe punësoi dikë të ofrojë

0%

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për ofrim të lokalit për prostitucion dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion. Sipas njoftimit të datës , i dyshuari me inicialet E.Gj., gjatë muajit qershor 2026, në cilësinë e menaxherit ka ofruar motelin e tij në Ferizaj për të mundësuar prostitucionin.

“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit” – thuhet në njoftim. I pandehuri si menaxher i motelit, dyshohet se ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij.

Më , pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policorë. I dyshuari në fjalë me vendim të prokurorit aktualisht është nën masën e ndalimit prej 48 orëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo