Ylli egjiptian kthehet në stërvitje

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Egjiptit, Mohamed Salah, është kthyer në stërvitje ndërsa e vazhdon rikuperimin nga një lëndim i hamstringut. Gjasat janë rritur që Salah të jetë në fushë në ndeshjen e së premtes që Egjipti e luan ndaj Australisë. Salah u zëvendësua në barazimin 1:1 të Egjiptit me Iranin në ndeshjen e fundit në grup.

Kishte dyshime nëse ai do të aftësohej me kohë për ndeshjen e fazës nokaut. Por fotografi të publikuara nga federata egjiptiane kanë shfaqur Salahun të buzëqeshur në fushën stërvitore. “Mbreti është kthyer”, ka shkruar federata egjiptiane.

Burimi: Koha