Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij, paga minimale u rrit për tri herë. “Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua.
Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka shkruar ai.
