Modelja Brooks Nader shijon pushimet në Kroaci – mbërriti në

0%

Modelja dhe aktorja amerikane, Brooks Nader, po kalon disa ditë pushimi në Kroaci, ku është vendosur në bregdetin e Adriatikut, më saktësisht në Dubrovnik. Edhe pse nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt vendndodhjen në Instagram, nga fotografitë e publikuara kuptohet se ajo po viziton qytetin e vjetër të Dubrovnikut.

Nader është parë duke shëtitur në rrugicat historike të qytetit dhe pranë katedrales. Foto: Instagram Ajo ka tërhequr vëmendje edhe me mënyrën luksoze të udhëtimit, pasi në Dubrovnik mbërriti me jaht. Në rrjetet sociale publikoi pamje nga brendësia e mjetit lundrues si edhe peizazhin e detit që e priste çdo mëngjes.

Foto: Instagram Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës pas qëndrimit në Kroaci. Brooks u bë e njohur pasi fitoi garën ‘Sports Illustrated Swimsuit Search’, duke nisur më pas një bashkëpunim të suksesshëm me revistën e njohur sportive. Foto: Instagram Krahas karrierës si modele, është angazhuar edhe në projekte televizive dhe reality shou.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së fundmi, ka siguruar një nga rolet kryesore në versionin e ri të serialit ‘Baywatch’, që po përgatitet nga ‘Fox Broadcasting Company’. Foto: Instagram Foto: Instagram Foto: Instagram

Burimi: Telegrafi