Shpërndaje në: Një grua ka humbur jetën të martën në fshatin Koshare të Ferizajt, pasi ka rënë në një pus. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
