Shpërndaje në: Të paktën dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj të martën. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë 26-vjeçarët N.K. dhe A.K. “Gjatë arrestimit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si dhe paratë që dyshohet se janë grabitur”, thuhet në njoftimin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
