“Golden Sabre 2026”, ushtrimi i madh i sigurisë mes institucione

0%

Më 2 dhe , në Kampin Vrella do të mbahet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Në këtë ushtrim do të përfshihet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar në fushën e mbrojtjes civile.

Sipas njoftimit, ushtrimi do të përfshijë dislokimin e një numri të madh personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën e ushtrimit dhe në rrugët përreth saj. Qëllimi i tij është testimi i aftësive dhe procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm kompleksë të sigurisë, përfshirë edhe trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaş, theksoi se ky ushtrim përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, në dobi të të gjithë qytetarëve në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KFOR bëri të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse.

Burimi: Telegrafi