Këngëtarja e njohur Evi Reçi komentoi mbrëmjen e sotme, 30 qershor, në studion e “Kampionët e Botës”, rastin e futbollistit Achraf Hakimi, i cili gjithë pasurinë e kishte regjistruar në emër të nënës së tij. Reçi u shpreh se e mirëkupton një zgjedhje të tillë, duke argumentuar se në nivelet e larta të sportit, ku qarkullojnë shuma të mëdha parash, shumë persona tregohen të kujdesshëm.
Nuk munguan batutat… Marina Vjollca: Hakimi, i cili është shumë i famshëm në Marok, ka një histori të çuditshme. Ai u divorcua para pak muajsh nga bashkëshortja e tij dhe ajo zbuloi se ai e kishte regjistruar të gjithë pasurinë në emër të mamasë së tij. Je dakord me këta tipa apo jo? Evi Reçi: E mirëkuptoj, sepse në këto nivele që luhen dhe me shifrat që marrin…
Megjithatë, dashuria nuk shkruhet në kontratë. Kanë frikë nga gratë që martohen, ndoshta për interesa të tjera. Mamaja qenka një siguri e jashtëzakonshme. Kastriot Çaushi: Më fal po edhe kjo (i drejtohet Evit) do t’ia jepte mamasë pasurinë, ngaqë e njoh. Është violiniste dhe e kemi shumë xhan. Kristina Bakiu: Ta gëzojë mamaja pasurinë dhe dashurinë e çunit, se ai u divorcua, kështu që…
Kastriot Çaushi: Koli ka eksperiencë. Sokol Haxhiu: Sot shumë lojtarë bëjnë kontrata paramartesore. Këto kanë filluar të përdoren edhe në Shqipëri, jo më në vendet e tjera. Alban Bushi: Nëse do të martoheshe me mua, do ma jepje pasurinë? Marina Vjollca: Zero lekë.
