Ekskluzive | Bastiset banesa e një të dënuari në Prishtinë, Policia

0%

Policia e Kosovës ka bastisur një banesë në Prishtinë pas dyshimeve se një person, i njohur për përfshirje në disa vepra penale, posedonte armë pa leje, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, te objekti “Aura Dent”, pas informacioneve se Valon Jashari posedonte armë zjarri.

Në momentin e bastisjes, i dyshuari nuk ndodhej në banesë, pasi sipas deklarimit të të dashurës së tij, R. D., rreth 31-vjeçar, ai është duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës dhe pritet të lirohet gjatë ditës ose një ditë më vonë.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të markës “Zoraki” dhe një karikator, të cilat ishin të fshehura në tarracën e banesës. Për bastisjen është përpiluar procesverbal, ndërsa me urdhër të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar R. D, ndërsa për Valon Jasharin është lënë fletëthirrje për t’u paraqitur në intervistë pas lirimit të tij nga vuajtja e dënimit. Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com