Dy aksidente në Pogradec, një i vdekur dhe një i lënduar

0%

Dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec, konkretisht në Qafë Plloçë dhe në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë. Në aksidentin e parë, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës në rrugën e re të Qafë Plloçës.

Si pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi automjetin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com