​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron

0%

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, tha sonte në një ngjarje për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së tha se ne e kuptojmë se historia e Amerikës nuk shkruhet vetëm brenda vendit, por edhe në miqësitë dhe partneritetet që kemi ndërtuar në mbarë botën, duke veçuar marrëdhënien me Kosovën.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës dhe se Kosova gjithmonë ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara. Prattipati: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës “Pak miqësi e pasqyrojnë këtë frymë më mirë se ajo e ndërtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.

Një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe besim të përbashkët në një të ardhme të përcaktuar nga mundësitë dhe siguria… Historia jonë na ka lidhur me kombe me mendësi të ngjashme, që ndajnë të njëjtat synime dhe parime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova gjithmonë ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara, duke mbështetur prioritetet tona, duke kontribuar në forcën ndërkombëtare të stabilizimit, në Bordin e Paqes, dhe duke investuar në arsim e teknologji. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për të ndërtuar institucione të forta demokratike.

Ne qëndrojmë me Kosovën teksa punon për të krijuar një ekonomi të begatë që tërheq investime dhe zgjeron mundësitë për të gjithë qytetarët e saj. Dhe presim me kënaqësi forcimin e partneritetit tonë, përfshirë rritjen e tregtisë që çon përpara prosperitetin e përbashkët.

Sepse një Kosovë stabile, demokratike dhe e begatë nuk është e mirë vetëm për popullin e Kosovës; është e mirë për Evropën dhe për botën. Investimi juaj në programin Fulbright, përkushtimi juaj ndaj inovacionit dhe roli juaj si eksportues i sigurisë tregojnë se Kosova nuk është vetëm partnere, por edhe lidere e ardhshme në rajon.

Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim — veçanërisht në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji — janë të pakufizuara”, tha Prattipati.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, rikujtoi se nën presidentin Bill Clinton, me sekretaren Madeleine Albright në qendër të diplomacisë amerikane, Shtetet e Bashkuara qëndruan në ballë të ndërhyrjes së NATO-s, duke i dhënë forcë politike dhe diplomatike përpjekjes që ndali luftën dhe hapi rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Haxhiu: Për popullin e Kosovës, udhëheqja amerikane u bë pjesë e historisë sonë kombëtare “Për popullin e Kosovës, udhëheqja amerikane u bë pjesë e historisë sonë kombëtare, sepse ndryshoi rrjedhën e historisë sonë. Ajo liri u bë Republika e Kosovës.

Ajo mori formë në institucione, zgjedhje, gjykata, forca të sigurisë dhe në rendin kushtetues që u përket të gjithë qytetarëve të saj. 250 vjet pas Pavarësisë së Amerikës, ne i nderojmë Shtetet e Bashkuara, para së gjithash, për idenë me të cilën nisën: se pushteti duhet t’i përgjigjet popullit. Për shqiptarët dhe për Republikën e Kosovës sot, kjo ide u bë reale përmes historisë.

U bë reale kur udhëheqja amerikane ndihmoi që e drejta për liri të kthehej nga një kërkesë në një të ardhme. Sonte, urimet tona vijnë me mirënjohjen e një republike sovrane. Ne kujtojmë se mbështetja amerikane ndihmoi që liria jonë të bëhej e mundur, dhe e dimë se mënyra më e mirë për ta nderuar atë mbështetje është të ndërtojmë një shtet të denjë për të.

Përgjatë brezave, miqësia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur përmes qytetarëve, institucioneve dhe punës së vështirë për mbrojtjen e lirisë në jetën publike”, tha Haxhiu. Me këtë rast, u prezantua zyrtarisht SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV), i avancuar me përdorim të dyfishtë dhe u shpall fillimi i prodhimit të tij në Kosovë.

SideRunner është rezultat i një partneriteti strategjik ndërmjet Stridar Inc. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Stridar Kosovo LLC, duke bashkuar inovacionin amerikan me aftësitë inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës.

Në kuadër të këtij partneriteti, Kosova do të ketë një rol qendror në prodhimin dhe eksportin e platformës SideRunner për klientë në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Lindjen e Mesme dhe tregje të tjera ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot