“Mbushëm me 100 vezë makinën e Braçes sepse është mashtrues”, Gent

0%

Eksperti i IT, Gent Progni deklaroi se nuk është e vërtetë që protestuesit hodhën vezë në drejtim të policisë, por vezët ishin për makinën e Erion Braçes. Progni tha se deputeti socialist nuk i mbajti premtimet për uljen e akcizës së naftës, çmimit të ushqimeve dhe imputeve bujqësore. Ai tha se grushti që mori nga “Shqiponjat” ishte kundër gjithë shqiptarëve.

“Kemi kulturë më shumë se këta. E patë sot si gënjyen pa pikë turpi, kur thanë se gjuajtëm policin me vezë? Ne i hodhëm vezë makinës së Erion Braçes, sepse gënjeu me premtime në fushatë tha a doni ulje të akcizës së naftës, a doni uljen e TVSH, imputet bujqaësore, ulje të çmimit të ushqimeve. Një mashtrues ordiner, që sot bën si opozitar, ndaj e mbushëm me 100 vezë makinën e tij.

Për mendimin tim duhet të kishim bërë më shumë dhe shefi i “Shqiponjave” ai që vrau Klodian Rashën na ofendoi dhe shtyu. Grushtin që mora ia ktheva vetëm me një vezë”, tha Progni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot