Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, ka kritikuar ndikimin e rrjeteve sociale, duke pranuar se edhe vetë e ka të vështirë të shkëputet nga përdorimi i tyre. “Rrjetet sociale janë të këqija. E di që janë të dëmshme”, ka thënë Babis, duke treguar se shpesh përfundon duke kaluar më shumë kohë në telefon sesa kishte planifikuar.
Ai rrëfeu se edhe pasi shtrihet për të fjetur në orët e mbrëmjes, vazhdon të shikojë përmbajtje në Instagram. “Shtrihem në orën … dhe pastaj vazhdoj të shikoj Instagramin”, tha ai. Babis u shpreh gjithashtu për mënyrën se si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale, duke thënë se pasi një përdorues shikon një temë të caktuar, platforma vazhdon t’i sugjerojë përmbajtje të ngjashme.
“Pasi shikon diçka, ai vazhdon të të rekomandojë peshkaqenë. Unë kam frikë nga peshkaqenët”, tha me humor kryeministri çek. Deklarata e tij ka nxitur diskutime për ndikimin e algoritmeve të rrjeteve sociale në sjelljen e përdoruesve dhe vështirësinë për t’u shkëputur nga platformat digjitale.
