Vizita e shkurtër në Selanik: Kujtime historike me figura të shquara

0%

Gjatë një vizite të shkurtër në Selanik, pata mundësinë të kombinoj pushimin relaksues me një udhëtim të thellë historik. Si gazetar shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku, Selaniku më ofroi një lidhje të drejtpërdrejtë me figurat kryesore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Qendra e qytetit, me Sheshin Aristotelous, promenadën detare dhe Kullën e Bardhë, tërheq menjëherë me bukurinë mesdhetare.

Por pikat më prekëse ishin ato historike. Vizitova vendin ku u vra në vitin 1933 patrioti i madh Hasan Prishtina, një simbol i luftës për çlirimin kombëtar. Po aq domethënës ishte kujtimi i Mithat Frashërit (Mid’hat bej Frashëri), një nga intelektualët më të shquar të kombit.

Në Selanik, qytet kyç i periudhës osmane dhe i Lëvizjes së Xhonturqve, Mithat Frashëri zhvilloi aktivitete të rëndësishme politike dhe publicistike për çështjen shqiptare. Ai luajti një rol të madh në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në atë kohë të trazuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndala gjithashtu në Stacionin Qendror të Trenit, ku mijëra e mijëra shqiptarë u përcollën, u dëbuan ose u transportuan gjatë periudhave dramatike të historisë ballkanike. Kjo vizitë e shkurtër në Selanik nuk ishte vetëm turistike, por edhe një leksion i gjallë historie.

U largova për në ndalesën tjetër të kësaj vizite turistike, për në Stamboll (nesër, 1 korrik), me kënaqësinë që më dha Selaniku: një atmosferë fantastike mesdhetare, ushqime të shijshme e njerëz të mrekullueshëm, me pamje që të lënë pa fjalë. Selaniku më ka mbushur me respekt për paraardhësit tanë dhe me vendosmëri për të ruajtur kujtesën tonë kombëtare. Do të vij përsëri në Selanik…

Burimi: Bota Sot