Pasi një pjesë e urës ishte mbushur me ujë në autostradën “Arbën Xhaferi” ka reaguar Ministria e Infrastruktuës dhe Transportit. Ata njoftuar se është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës.
“Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik”- thuhet në njoftim. KALLXO.com kishte publikuar pamje nga grumbullimi i ujit në rrugët e autostradës “Arbër Xhaferi”.
