Fermerët presin një vit të mbarë me rendimente të larta dhe grurë

0%

Ka nisur sezoni i korrje-shirjeve në Kosovë, duke shënuar një nga periudhat më të rëndësishme për bujqësinë. Fermerët raportojnë rendimente të larta dhe grurë me cilësi të mirë, ndërsa ekspertët vlerësojnë se profesionalizmi dhe zbatimi i praktikave moderne kanë ndikuar në një prodhim më të suksesshëm këtë vit.

Korrje-shirjet kanë nisur, duke shënuar një nga proceset më të rëndësishme të vitit për bujqësinë vendore. Në arat e mbushura me grurë po mblidhet mundi i një viti të tërë pune. Fermerët me mekanizimin bujqësor po grumbullojnë rendimentin cilësor të grurit, për deponim në hambar, për sofra të qytetarëve.

Aplikimi i profesionalizmit, puna e përkushtuar dhe transparenca konsiderohen çelësi i suksesit, thonë fermerët dhe ekspertët e fushës së bujqësisë. Fermerët presin që sivjet të kenë më shumë grurë krahasuar me vitet e kaluara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot