Prishtina përforcohet me talentin e 2 Korrikut

0%

Klubi i futbollit Prishtina ka përforcuar radhët me talentin e 2 Korrikut të Prishtinës, Erjon Jashanicën. Prishtina synon të shtojë konkurrencën në secilin repart. “Në vazhdën e afrimeve të futbollistëve të rinj me potencial, FC Prishtina ka siguruar edhe shërbimet e Erjon Jashanicës, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin.

Sulmuesi i krahut, 19-vjeçar, vjen nga 2 Korriku, duke vazhduar filozofinë e klubit për të investuar te futbollistët e rinj me potencial për të ardhmen. Jashanica tashmë është pjesë e ekipit të parë dhe po zhvillon përgatitjet me skuadrën në prag të sezonit të ri. Erjonit i urojmë shumë suksese dhe një rrugëtim të mbarë me fanellën bardhekaltër” , ka njoftuar FC Prishtina.

Burimi: Bota Sot