Ndërpritet furnizimi me ujë në lagjen Dardania në Prishtinë, shkak

0%

KRU “Prishtina” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Dardania, në rrugën “Idriz Gjilani”, për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve.

“ Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve. Faleminderit për mirëkuptim! “, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com