190-vjetori i botimit të parë të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De

0%

Më 30 qershor të vitit 1836, në Napoli, u botua për herë të parë kryevepra e Jeronim De Radës, “Këngët e Milosaos”, vepër e cila konsiderohet si themeli i romantizmit shqiptar. “Këngët e Milosaos” solli një frymë të re artistike e kombëtare.

Përmes një rrëfimi lirik që ndërthur ndjenjën e pastër me detyrën kombëtare, shkrimtari arbëresh De Rada, na njeh me historinë e dy të rinjve që sfidojnë ndasitë shoqërore për dashurinë e tyre.

Edhe pse fati i tyre përfundon në tragjedi me vdekjen e vajzës dhe rënien e Milosaos në fushëbetejë, mesazhi i veprës mbetet i fuqishëm duke theksuar të drejtën për të qenë të barabartë në ndjenja dhe sakrificën e lartë për atdheun. Vepra është ndërtuar si një roman lirik, ku lirizmi dhe epika bashkëjetojnë natyrshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në shekullin e XIX, kur arbëreshët ishin bartës të gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke e ruajtur dhe zhvilluar atë në mërgim, kjo vepër u bë një thirrje për mesazhin kombëtar dhe përkushtimin ndaj atdheut. Vepra, e mbështetur mbi pasurinë shpirtërore të folklorit arbëresh, u vlerësua lart edhe nga Viktor Hygoi, i cili e cilësoi si një “vepër të përkryer romantike”.

Burimi: Bota Sot