Nesër, Opera e Kosovës sjell premierën e operës “Suor Angelica” të Giacomo Puccinit. Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka përcjellur provën gjenerale. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka vlerësuar potencialin e artistëve. “Gjithçka gati! Sot isha në provën gjenerale të shfaqjes “Suor Angelica”, produksion i ri i Operës së Kosovës.
Kënaqësi të shoh nga afër përkushtimin e artistëve, korit, orkestrës dhe ekipit realizues në përgatitjet e fundit para premierës. Suksese nesër!”, ka shkruar Bogujevci.
