Tensionet në protestë/ “Nuk u ushtrua dhunë në komisariat”, Goxhaj

0%

Dritan Goxhaj ka folur pasi lirimit nga qelia, ku u shoqërua për shkak të tensioneve dhe sulmeve me vezë në drejtim të makinave të deputetëve. Goxhaj tha se nuk u ushtrua dhunë nga policia ndërsa mbahej në komisariat. “Ne të shoqëruarit s’kemi pranuar të takojmë Avokatin e Shtetit, për arsye se nuk përfaqësohemi avokatin e popullit pasi është emëruar nga një parlament dhe qeveri e krimit.

Nuk pranuan ta takojmë, nuk pranuam të futet në qeli dhe kërkuam largimin e tij nga qelia jonë. Të shoqëruarit e tjerë janë në proces lirimi. Nuk ka procedim, ka një shoqërim me arsyen ‘kundërshtimi i punonjësit të policisë. Dyshim, hetim, por s’ka akuzë të ngritur.

Nuk është ushtruar dhunë, e vetmja dhunë është ushtruar në momentin e ndalimit, më pas s’ka pasur ushtrim dhune” , tha Goxhaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot