Reagon KHF Shqiponja

0%

Finalistja e Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat), Shqiponja e Gjakovës, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit. Ky klub përmes komunikatës ka thënë se do t’i mbrojnë vlerat e tyre dhe nuk do të lejojnë të njolloset nga askush. “KHF Shqiponja ka qenë dhe vazhdon të jetë një klub korrekt, me reputacion të ndërtuar me shumë punë, përkushtim dhe profesionalizëm.

Imazhin e klubit nuk mund ta dëmtojë askush, sepse të gjithë e dinë se jemi ndër klubet e rralla në Kosovë që i kryejmë obligimet ndaj lojtareve me rregull ( rrall herë me vonesa), duke përfshirë jo vetëm ekipin e parë, por edhe të gjitha grupmoshat e reja.

Që nga themelimi i klubit e deri më sot, KHF Shqiponja është përmendur vetëm për vlera pozitive, rezultate sportive dhe menaxhim të përgjegjshëm. Për këtë arsye, është e papranueshme që një lojtare e papërgjegjshme të tentojë të njollosë punën dhe emrin e klubit. Lojtarja braziliane Nathalia Silva ishte pjesë e ekipit tonë gjatë këtij sezoni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që nga fillimi, paraqitjet dhe kontributi i saj nuk kanë qenë në nivelin që pritej. Klubi kishte vendosur që në gjysmën e sezonit ta ndërpriste bashkëpunimin, por për arsye njerëzore dhe respekti ndaj saj, vendosëm ta mbajmë deri në fund të sezonit.

Ndryshe nga lojtaret e tjera, të cilat dhanë maksimumin në çdo ndeshje dhe treguan përkushtim të plotë në stërvitje, Nathalia nuk e ka pasur të njëjtën qasje. Mungesat në stërvitje kanë qenë të shpeshta, ndërsa prioritet i saj ka qenë lidhja personale. Vlen të theksohet se në ndeshjet finale të sezonit, ajo ka munguar në stërvitje dhe performanca e saj në fushë ka qenë larg pritshmërive.

Duke marrë parasysh këto sjellje dhe mungesën e profesionalizmit, kryesia kishte vendosur që paga e saj të mos ekzekutohej. Megjithatë, nga mirëkuptimi dhe respekti njerëzor, klubi vendosi t’ia paguajë gjysmën e shumës, ndërkohë që të gjitha lojtaret e tjera janë paguar rregullisht dhe pa asnjë problem.

KHF Shqiponja do të vazhdojë të mbrojë vlerat e saj, të respektojë çdo lo jtare që jep maksimumin për fanellën dhe të mos lejojë që deklarata të pavërteta të cenojnë punën shumëvjeçare të klubit”, ka reaguar KHF Shqiponja.

Burimi: Bota Sot