Shtatë ekipe kosovare të hendbollit do të paraqiten në Evropë

0%

Shpërndaje në: Plot shtatë skuadra kosovare të hendbollit do të paraqiten në garat evropiane në edicionin 2026/2027. Të gjitha shtatë ekipet, që kanë shfrytëzuar të drejtën e paraqitjes në garën kontinentale, do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

“Te hendbollistët, pos kampionit, Kastriotit të Ferizajt, janë paraqitur për Kupën Evropiane edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës. Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës”, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) të martën.

Burimi: Koha