Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia do të takohen me fillim nga ora në kuadër të fazës së 1/16-ës finales në Kampionatin Botëror 2026. Të dy përzgjedhësit Emerse Fae dhe Stale Solbakken kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj.
Te Bregu i Fildishtë nga minuta e parë starton ylli në ngritje Yan Diomande, ndërsa pjesë e përbërjes startuese janë edhe emra si Franc Kessie, Nicolas Pepe dhe Ange-Yoan Bonny. Te Norvegjia në anën tjetër pasi pushuan në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Francës, nga minuta e parë rikthehen yjet si Erling Haaland, Alexander Sorloth dhe Martin Odegaard.
Formacionet zyrtare: Bregu i Fildishtë: Fofana; Doue, Agbadou, Kossounou, Konan; Sangare; Pepe, Oulai, Kessie, Diomande; Bonny. 🇨🇮 IVORY COAST vs NORWAY 🇳🇴 Starting XI’s confirmed! ✅ pic.twitter.com/pAKYcwo0n8 — EuroFoot (@eurofootcom) June 30, 2026 Norvegjia : Nyland; Wolfe, Heggem, Ajer, Pedersen; Berg, Berge, Odegaard; Nusa, Haaland, Sorloth.
