Shpërndaje në: Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku është përmbysur një autobus i linjës Berat-Tiranë. Sipas “TopChannel”, autobusi ka dalë nga rruga pasi është përplasur me mbrojtëset anësore, duke u rrotulluar.
Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.
Burimi:
Koha
