​Publikohet raporti: Komuniteti LGBTIQ+ në fund të prioriteteve të

0%

Interesat dhe nevojat e komunitetit LGBTIQ+ nuk e kanë marrë vëmendjen e njëjtë njësoj si cështjete e tjera gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025, thuhet në raportin e publikuar nga “Dylberizm” dhe “CEL Kosova” të titulluar “Monitorimi i diskursit LGBTIQ+ gjatë ciklit zgjedhor të Kosovës 2015”.

Autori i raportit, Xhemajl Rexha, tha se për këtë raport janë monitoruar fushatat zgjedhore të shkurtit dhe dhjetorit si dhe ato të zgjedhjeve lokale në tetor dhe nëntor. Xhema tha se sipas monitorimeve del që ky komunitet është në fund të listës së prioriteteve të partive politike, duke theksuar se të njëjtit e rikthejnë si temë diskutimi vetëm në konotacion negativ.

“E vërteta është që nuk kanë qenë aspak në prioritet në përgjithësi të drejtat e njeriut dhe këtu përfshihen edhe grupet e margjinalizuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe ky komunitet është në fund të listës së prioriteteve të partive politike në kuptimin që asnjëherë nuk bëhet temë diskutimi, së paku jo në aspektin pozitiv të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit, të mbrojtjes së të drejtave dhe përmirësimin e gjendjes së këtij komuniteti.

Përkundrazi, po e rikthejnë vetëm me konotacion negative, siç ka ndodhur sidomos në zgjedhjet e shkurtit 2025 nga një parti politike e caktuar”, tha Rexha. Sipas Rexhës, gjetjet kryesore të raportit janë që në zgjedhjet e shkurtit ky komunitet ka pasur më shumë vëmendje nga subjektet politike, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

“Koalicioni për familje” i përmendur, sipas Rexhës, është angazhuar në retorikë homofobike duke përdorur mes tjerash fjalor fyes dhe banal. “Gjetjet kryesore të raportit janë ka pasur një dallim shumë të madh mes zgjedhjeve nacionale parlamentare, të shurtit dhe të dhjetorit, me zgjedhjet lokale, është një pasqyrë krejt tjetër dhe fokusi ka qenë zero.

Përderisa në zgjedhjet e shkurtit 2025 ka pasur një vëmendje për shkak të garës së një partie të re të quajtur ‘Kaolicioni për familje’ me dy individët e saj që kanë udhëhequr këtë koalicion janë angazhuar në retorikë homofobike duke përdorur mes tjerash fjalor fyes dhe banal që kanë pasur për qëllim të ofendojë pjesmarrësit e këtij komuniteti” , tha Rexha.

Me këtë rast, u kërkua nga të gjithë pjesëmarrësit që të ngrihet niveli i bashkëpunimit me këtë komunitet dhe që kërkesat dhe nevojat e tyre të shndrrohen në prioritet edhe nga ana e partive politike.

Burimi: Bota Sot