Viniciusi i lumtur që po e ndihmon Brazilin në Botëror

0%

Shpërndaje në: Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ndihet i lumtur për mundësinë që ka për ta ndihmuar Brazilin në Kupën e Botës. Vinicius ka realizuar katër gola dhe një asistim deri më tani. Ai shënoi nga një gol kundër Marokut dhe Haitit, ndërsa dy gola i realizoi ndaj Skocisë gjatë fazës grupore.

Brazili të hënën e eliminoi Japoninë duke e mposhtur me rezultatin 2:1 dhe kështu u kualifikua për 1/8 e finales. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Kupën e Botës dhe të përfaqësoj Brazilin. Të kem mundësinë të luaj në këtë mënyrë dhe ta ndihmoj vendin tim më bën jashtëzakonisht të lumtur. Nuk besoj se ka diçka më të bukur se kjo”, u shpreh 25-vjeçari.

Burimi: Koha