Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka

0%

Shpërndaje në: Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, pasi sipas informatave fillestare ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës ka pranuar informatën lidhur me rastin, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar njësitë relevante policore dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit. Sipas autoriteteve, personi dyshohet se ka hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas ka humbur kontakti me të.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, thuhet në njoftim. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha