Fituesi i Topit të Artë do t’i nënshtrohet operimit

0%

Shpërndaje në: Ylli i Manchester Cityt, Rodri, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pas përfundimit të Kupës së Botës. Rodri aktualisht është i grumbulluar me Spanjën në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Mediumet angleze kanë shkruar të martën se ende nuk është zbuluar se për çfarë lloj lëndimi bëhet fjalë, por rikuperimi nuk pritet të zgjasë shumë.

Rodri pritet t’i mungojë Cityt në ndeshjet e para të edicionit të ri. Mesfushori me tipare defensive edhe përgjatë edicionit të kaluar ka pasur telashe me lëndime. Rodri ishte startues te Spanja në të tri ndeshjet e fazës grupore.

Burimi: Koha