Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të shpëtuar disa fëmijë të cilët ishin lënë të mbyllur brenda një veture në një qendër tregtare në Prizren, në kushte të temperaturave të larta. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur është pranuar një njoftim se në një automjet të parkuar ndodheshin disa fëmijë të mbyllur, të rraskapitur nga i nxehti.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me ndihmën e një shufre metalike, kanë hapur automjetin për t’i nxjerrë fëmijët. Sipas Policisë, ata ishin të lodhur dhe të dehidratuar si pasojë e temperaturave të larta. Në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e fëmijëve.
Për shkak të moskujdesit ndaj të miturve, Policia i ka shqiptuar asaj një gjobë prej 300 eurosh për kundërvajtjen “Moskujdes ndaj të miturit”.
Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, duke theksuar se lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura mund të rrezikojë seriozisht jetën e tyre.
