Xhaka te Chelsea?”, trajneri Contini: Duhet të flasim për Algjerinë

0%

Trajneri i njohur, Giorgio Contini, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me raportimet për interesimin e Chelseat ndaj kapitenit Granit Xhaka, duke theksuar se këto spekulime po vijnë në një moment të papërshtatshëm, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.

Contini u shpreh se vëmendja duhet të jetë e përqendruar te ndeshja e fazës së 1/16-ës së finales kundër Algjerisë dhe jo te e ardhmja e Xhakës në nivel klubesh. “Ajo që më shqetëson është se këto gjëra po ndodhin gjatë Kupës së Botës. Graniti është shumë i përqendruar dhe di t’i lërë mënjanë këto çështje, por ne duhet të flasim për kundërshtarin tonë të radhës, Algjerinë, jo për Chelsean.

Nuk më intereson se çfarë do të bëjë Graniti pas Kupës së Botës”, d eklaroi Contini. Megjithatë, trajneri zviceran pranoi se e kupton pse trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, dëshiron ta ketë Xhakën në skuadrën e tij. “Chelsea nuk është një klub çfarëdo. Po të isha Xabi Alonso dhe të kisha mundësinë të nënshkruaja me Granit Xhakën, do ta bëja edhe unë”, p ërfundoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë që oferta e parë e Chelseat për Granit Xhakën është refuzuar nga Sunderlandi. Ishte vetëm 8 milionë funta, e klubi i “Maceve të Zeza” kërkon 40 milionë euro.

Burimi: Bota Sot