Shpërndaje në: Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Siç raporton Top Channel, një grup protestuesish tentuan që të bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe kanë goditur me vezë edhe disa prej ligjvënësve që dolën pas seancës.
Ndërkohë mes tyre dhe policisë ka pasur disa herë përplasje dhe shtyrje fizike, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të hapur rrugën dhe për të krijuar një kordon sigurie.
