Tregtia e jashtme e Kosovës në maj 2026 u karakterizua me rritje të deficitit tregtar, ndërsa eksportet vazhduan të mbulojnë vetëm një pjesë të importeve.
“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një rritje të deficitit tregtar prej 4,0 % në muajin maj 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 544,4 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 523,4 milion Euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 14,7 %.”- njoftoi Agjencia e Statistikave e Kosovës.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Sipas ASK-së, eksporti i mallrave në muajin maj 2026 kishte vlerën 94,1 milionë euro, ndërsa importi 638,6 milionë euro – që është një rritje prej 15,7% për eksport, si dhe një rritje prej 5,6% për import – duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Eksportet dominohen nga metalet bazë, pasuar nga plastika, ushqimet dhe produktet minerale “Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,5 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,1 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,7 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8,9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 8,0 % e përbëjnë produktet minerale; etj.”-thuhet në komunikatë.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2 % e përbëjnë produktet minerale, 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,7% e përbëjnë mjetet e transportit; 10,8 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Mbi 300 milionë euro importi i Kosovës nga vendet e BE-së Kosova eksportoi 30.8 milionë euro mallra në Bashkimin Europian, me parnter kryesor Gjermaninë. “Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milionë Euro, ose rreth 32,7 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,3 %.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,9%), Italia (4,9), Holanda (2,7%), etj.”- njofton ASK. Në anën tjetër, të dhënat të dhënat e ASK-së, tregojnë se importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 301,3 milionë euro, ose 47,2% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,7%.
Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 13,1%, Italia 8,8%, Polonia (4,1%), etj. Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s Drejt vendeve te CEFTA-s, Kosova eksportoi mbi 43 milionë euro mallra, ku Maqedoni prinë si partneri kryesor pastaj Shqipëria “Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 43,1 milionë Euro, ose 45,7 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 24,6 %.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,4%), Shqipëria (14,8%), Mali i Zi (6,6%), Serbia (6,4%), etj.”-tregon ASK. Në anën tjetër, sipas ASK-së, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 85,3 milionë euro, ose 13,4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,5%.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 4,9%, Shqipëria 4,1%, Serbia 3,2%. Eksportet e Kosovës me vendet e tjera Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 20,3 milion euro, ose 21,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra 10,6% dhe Turqia 4,5%.
Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 252,0 milion euro, ose 39,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 12,2% dhe Turqia 13,9%. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
