Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e imamit Gazmend Tairovci në Dragash. Sipas saj, viktima është goditur më shumë se pesë herë me thikë në shpinë. Ajo bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe mjeku kujdestar, i cili është nga i njëjti fshat, ndërsa nuk është dërguar ekip nga QKMF.
Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i kësaj qendre, i cili ka sqaruar se mjeku, si bashkëfshatar i viktimës, ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen.
Sipas informacioneve të raportuara, konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pronës, konkretisht për prerjen e barit (kositjen), që i takonte dorasit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më.
Më herët, gazetarja Zogaj ka bërë të ditur se viktima humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa i dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë kërkimi. Derisa, thika nuk është gjetur.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.
