Aksion kundër abuzimeve në bregdetin e Shëngjinit, sekuestrohen

0%

Autoritetet vendore kanë nisur një aksion në bregdetin e Shëngjinit kundër zaptimit dhe përdorimit të hapësirave publike pa autorizim. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhjetëra shezllone të vendosura pa leje nga subjekte të ndryshme në zonën bregdetare.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë kësaj ndërhyrjeje janë konstatuar shkelje në pesë subjekte, ndërsa në terren janë hequr dhjetëra çadra dhe shezllone të vendosura jashtë kritereve ligjore.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhanej, deklaroi se kontrollet erdhën pas përfundimit të afateve për pajisjen me kontrata dhe leje përkatëse, duke zbuluar zaptime të paligjshme në zona të dedikuara për publikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se qëllimi i këtij aksioni është garantimi i aksesit të lirë për pushuesit në hapësirat publike të plazhit, veçanërisht në segmentet pa pagesë, dhe paralajmëroi se monitorimet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror.

Nga ana tjetër, Bashkia Lezhë bën me dije se pjesa më e madhe e vijës bregdetare administrohet nga institucioni vendor, ku një përqindje e konsiderueshme është e dedikuar për përdorim publik falas. Çdo ndërhyrje apo zaptim në këto hapësira do të ndëshkohet sipas ligjit, pa përjashtim.

Burimi: Bota Sot