Lenjani: Kosova pa plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e

0%

Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Basri Lenjani rekomandon evitimin e daljeve nga ora deri në orën për personat që kanë pasur goditje në tru apo në zemër.

“Personat të cilët vuajnë nga goditja në tru dhe goditja në zemër, nga ora deri në orën fare nuk duhet të ekspozohen në rreze të diellit për shkak se mund t’i provokojnë goditjen në tru dhe goditjen në zemë r”, tha Lenjani në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai tha se gjatë temperaturave të larta personat më të shpeshtë që kërkojnë shërbime emergjente mjekësore janë ata që kanë sëmundje kardiovaskulare, neurologjike, me sëmundjet të enëve të gjakut, sëmundjet e mushkërive, astma bronkiale dhe të sëmurët të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike. Ai bën thirrje që këto kategori të kenë kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në diell.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lenjani shpjegon se temperaturat e larta shoqërohen me katër gjendje patologjike mjekësore. Ai përmend shtangimet muskulore; lodhjen nga të nxehtit duke përfshirë simptoma si kokëdhimbje, marramendje, ushtim në veshë, të vjella, rritje të ritmit kardiak, probleme respiratore, probleme të organeve të frymëmarrjes.

“Gjendja e tretë është goditja nga të nxehtit që konsiderohet një prej emergjencave jetë kërcënuese për shkak se mund të shkaktojnë probleme në tru, në zemër dhe në mushkëri…Gjendja e katërt patologjike mjekësore është sinkopa e cila ngjan për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë apo qëndrimit të gjatë në diell.

Zakonisht kemi këtu vazodilatacion apo zgjerim të enëve të gjakut që konsiston me uljen e shtypjes arteriale dhe uljen e frekuencës kardiake”, shpjegon ai. Lenjani kritikon sistemin shëndetësor, duke potencuar se vendi ynë nuk ka plan strategjik për menaxhim të temperaturave të larta, e as statistika për numrin e vdekjeve nga ky fenomen.

“Kosova nuk ka ndonjë plan strategjik për të menaxhuar temperaturat e larta apo ndonjë dokument zyrtar për t’i menaxhuar rastet. Nga 30 vende të Bashkimit Evropian, 21 shtete kanë planin për parandalimin e pasojave gjatë temperaturave të larta.

Sa i përket rajonit, vetëm Maqedonia ka një plan për parandalimin, një strategji që përfshin burimet njerëzore, strukturën organizative, pajisjet, edukimin dhe trajnimin. Ata e kanë një plan dhe në kuadër të tij e kanë edhe parashikimin e motit”, tha ai.

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu