​Bukuritë natyrore të Istogut po pasurohen me infrastrukturë moderne

0%

Punimet në aksin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna po vazhdojnë sipas planit. Ky projekt financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit aktualisht po zhvillohen punimet në fazën e dytë të projektit, me gjatësi prej 11.9 kilometrash dhe vlerë të kontratës bazë prej 2,844,411.83 euro.

“Së bashku me fazën e parë, e cila është përfunduar më herët, investimi i Ministrisë në këtë aks rrugor arrin në mbi 3.6 milionë euro, duke mundësuar asfaltimin e 19.1 kilometrave rru gë”, thuhet në njoftimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të lehtësojë qasjen në një nga zonat me potencial të madh turistik të Istogut dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët. “Vazhdojmë me investime konkrete që modernizojnë infrastrukturën rrugore dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve në çdo komunë të Republikës së Kosovës”, t huhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Burimi: Bota Sot