Policia e Kosovës ka bërë të ditur se informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar e pavërtetë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente.
Fillimisht, rreth orës , policia kishte pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në këtë lokacion, me ç’rast janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie dhe është bërë evakuimi i qytetarëve në një perimetër të caktuar. “Rreth orës , kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka bërë të ditur Enis Pllana për Telegrafin.
Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë Në njoftimin shtesë, Pllana ka konfirmuar se pas kontrollit të detajuar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. “Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, thuhet në sqarim.
Ndërkohë, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm. / Telegrafi
