Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri. Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione të cilat kanë intervenime në rrjetin e ujësjellësit: Dobërllukë, Rr. “Mic Sokoli”, Rr. “Skënderbeu”, Druar. Ndërsa në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Skënderbeu”, Rr. “Wesley Clark”, Rr.
“Halit Konjuhi”. “Gjatë realizimit të intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe, pas rikthimit të furnizimit, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme. Nëse uji është i turbullt, lëreni të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet”, thuhet tutje në njoftim.
