Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë. Policia bën të ditur përmes raportit se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë – . Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
