Shpërndaje në: Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka thënë se vendosi për qasje më defenzive ndaj Marokut për të rritur gjasat për të fituar. Ai ka mohur të ketë pasur frikë nga kundërshtari. Holanda u eliminua në 1/16 e finales së Botërorit. Pësoi 3:2 në penallti nga Maroku, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.
Koeman nuk kërkoi falje që aktivizoi pesë mbrojtës, ndërsa është gati për kritikat e shumta. Koemani tashmë ka pasur kritika pasi është larguar nga “shkolla tradicionale holandeze” e futbollit sulmues. Por ai vlerëson se kishte strategjinë e duhur për të mposhtur afrikano-veriorët. “Me këtë qasje mbrojtëse ne u rrezikuam shumë më pak se gjatë ndeshjeve në grup.
Kjo ishte pozitive por gjithashtu ne ishim më pak sulmues. Mund të mendoni për taktikën si të doni, por ne u rrezikuam shumë më pak kundër një ekipi shumë më të fortë se Suedia dhe Tunizia. Dhe nëse do të më duhej, do ta bëja sërish në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Koeman. Ai ka shtuar se do të vendosë për të ardhmen pasi të reflektonte mbi eliminimin e ekipit.
Holanda kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Cody Gakpo. Issa Diop barazoi në minutën e 91-të. Tre lojtarë të Holandës dështuan nga pika e bardhë, kurse te Maroku dështuan dy. “E di që do të kishte komplimente të shumta për mua si trajner nëse Maroku nuk do të barazonte me atë gol të vonshëm.
Tani mund të më qortojnë pse zgjodha pesë mbrojtës, por besoj se ishte e nevojshme”, ka theksuar Ronald Koeman. Ai ka folur për qasjen defenzive me lojtarët dhe ata janë pajtuar.
