Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, shumë i zhgënjyer, foli për NOS pas humbjes kundër Marokut, që solli eliminimin nga Kupa e Botës në raundin e 1/16-ave. Këto ishin fjalët e tij, duke filluar me pyetjen e madhe që shumë veta po bëjnë tashmë, a do të qëndrojë në krye apo po mendon të japë dorëheqjen?
Trajneri i “tulipanëve” e hodhi poshtë çështjen : “Kam mendimet e mia për këtë çështje, por nuk do t’i them tani.” Së fundmi, Koeman foli edhe për gjuajtjet e penalltive , duke u përqendruar në veçanti te goditja e dytë e penalltisë e ekzekutuar nga Rahimi, e cila u devijua nga portieri Verbrugen: “ Ishte shumë e rëndësishme për ta nga pikëpamja psikologjike, por për ne ishte e pafavorshme.
Nëse ju ndodhin këto incidente, ka mbaruar vërtet.”
